Bota

Kosovë, ish-komandanti i UÇK ‘Molla e Kuqe’ dënohet me 14 vjet burg për krime lufte

4 Korrik 2019, 08:17 Nga DOSJA
Kosovë, ish-komandanti i UÇK ‘Molla e Kuqe’ dënohet

KOSOVË– Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor ish-komandatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës “Molla e Kuqe”.

Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor Remzi Shalën, për krime lufte kundër popullsisë civile duke e dënuar me 14 vite burg.

“I akuzuari me iniciale R.SH.nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Sipas mediave vendase, Remzi Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale, që të paraqitej më 17 janar të vitit 2019 në Hagë, por ai kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës duke u arratisur nga Kosova. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjykata themelore prizren remzi shala gjykata themelore prizren remzi shala

Sondazh

Poll