Bota

Seks të shfrenuar dhe mbidozë, në gjurmët e vëllait si u gjend i vdekur sheiku i kamur arab (FOTO)

3 Korrik 2019, 10:25 Nga DOSJA
Seks të shfrenuar dhe mbidozë, në gjurmët e vëllait si

MBRETËRI E BASHKUAR– Një Princ i njohur arab, që shquhej për jetën e tij të kamur është gjendur i vdekur në apartamentin e tij në Londër. Dyshimet e para nga policia janë hedhur mbi konsumimin e lëndëve narkotike gjatë një nate të shfrenuar në seks dhe drogë.

Djali i Emir i Sharjahut, Princi Khalid Al Qasimi, ka vdekur në moshën 39 vjeçare dhe ambulance njoftoi policinë se kishte gjetur një sasi të konsiderueshme droge të klasit A në apartament.

“Ishte dukshëm një festë ku disa të ftuar po merrnin drogë dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale. Është e dyshuar se sheiku Khalid mund të ketë vdekur papritur si rezultat i marrjes së drogë,”- ka njoftuar një burim pranë policisë.

Babai i Sheik Khalid është sunduesi i Sharjahut, i pasur me naftë, i cili është qyteti i tretë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Familja zotëron një pasuri të vendit në Sussex, ku vëllai i madh i Sheik Khalid u gjet i vdekur nga një mbidozë e heroinës në vitin 1999, në moshën 24-vjeçare.

Detektivët po e trajtojnë tragjedinë e re si “të pashpjegueshme” dhe nuk kanë bërë asnjë arrestim. Babai i tij njoftoi tri ditë zije zyrtare duke shkruar në rrjete sociale: “Është në kujdesin e Perëndisë”.

Burimi: news.com.au

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emiratet e bashkuara arabe princi klalid al qasimi sheik arab vdes nga mbidoza emiratet e bashkuara arabe princi klalid al qasimi sheik arab vdes nga mbidoza

Sondazh

Poll