Bota

Princesha i arratiset bashkëshortit të saj sheik: Zbulova fakte shqetësuese për të

3 Korrik 2019, 06:34 Nga DOSJA
Princesha i arratiset bashkëshortit të saj sheik: Zbulova fakte

Princesha Haya bint al-Hussein, e bija e mbretit Hussein të Jordanisë dhe i shoqi Sheikh Muhammed bin Rashid al-Maktoum, sunduesi i Dubait janë ndarë.

Por çfarë e shtyu që të largohej nga jeta luksoze në Dubai dhe përse tha që është e frikësuar për jetën e saj?

Burime për BBC kanë bërë me dije se Princeshë Haya kishte zbuluar së fundmi fakte shqetësuese pas kthimit misterioz në Dubai vitin e kaluar të Sheikha Latifa, njëra nga vajzat e sundimtarit të Dubait. Vajza e tij ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe me ndihmën e një francezi. Shumë shpejt ajo u kap në brigjet e Indisë nga komandot dhe u kthye forcërisht në shtëpinë e saj.

Rreth kësaj çështje, thuhet se Princesha Haya kishte mësuar fakte të reja dhe ka kërkuar që të largohet e frikësuar për jetën e saj.

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Londër nuk ka pranuar të komentojë këtë rast, duke thënë se “është një çështje personale mes dy personave”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota haya bint al-hussein rashid al-maktoum haya bint al-hussein rashid al-maktoum

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2019, 12:21

SHBA– Ivanka Trump ka dhënë një deklaratë të fortë për transportin publik, duke përbuzur të udhëtuarit me autobus. Ajo ka rrëfyer se nuk ka udhëtuar kurrë me mj...