Bota

Tensionet SHBA-Iran, Pompeo: Regjimi juaj, na kërcënon sigurinë rajonale

3 Korrik 2019, 09:26 Nga DOSJA
Tensionet SHBA-Iran, Pompeo: Regjimi juaj, na kërcënon sigurinë

SHBA- Ndizen sërish tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Pas premtimit të zyrtarëve iranianë më 17 qershor, se do të reduktohet ndjeshëm aktiviteti bërthamor në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike, duket se e kundërta ka ndodhur.

Kjo ka sjellë reagimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili akuzon Iranin se regjimi i tyre kërcënon sigurinë rajonale.

Pompeo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me hapat që ka ndërrmarë Irani për aktivitetin bërthamor.

Ish-oficeri i Ushtrisë  së SHBA-së, ka theksuar se edhe sporti më i mirë në botë kurrë se lejon pasurimin e uraniumit.

“Regjimi i Iranit ka ndërmarrë hapa të rinj për të avancuar ambicjet e saj bërthamore. Edhe një herë, regjimi përdor programin e tij bërthamor për të zhdukur bashkësinë ndërkombëtare dhe për të kërcënuar sigurinë rajonale. Sporti më i mirë në botë i terrorizmit kurrë nuk mund të lejohet të pasurojë uraniumin në asnjë nivel.”-shkruan Pompeo.

Ndërkohë në muajin maj Presidenti Hassan Rohani i Iranit njoftoi se Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, nuk e ndihmuan shtetin e tij ekonomikisht, ndërkohë që SHBA  u tërhoqën u tërhoqën në maj të vitit 2018. 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mike pompeo tensionet shba-iran mike pompeo tensionet shba-iran

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2019, 12:21

SHBA– Ivanka Trump ka dhënë një deklaratë të fortë për transportin publik, duke përbuzur të udhëtuarit me autobus. Ajo ka rrëfyer se nuk ka udhëtuar kurrë me mj...