Aktualitet

E larguar prej disa ditësh, gjendet 37-vjeçarja nga Berati, kishte përfunduar në Tiranë

18 Shkurt 2022, 21:42 Nga DOSJA
E larguar prej disa ditësh, gjendet 37-vjeçarja nga Berati, kishte

BERAT– 37-vjeçarja nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët 3 ditë më parë është gjetur në Tiranë. E reja, e zhdukur është identifikuar në rrugën e Kavajës, bazuar në fotografinë që familjarët kishin lënë në Policinë e Beratit, kur edhe denoncuan humbjen e saj.

37-vjeçarja M.Bega është sjellë në ambientet e policisë së Beratit, ku pas takimit me familjarët është transportuar drejt Spitalit Psikiatrik në qytetin e Vlorës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu, sipas familjarëve mosmarrja në rregull e medikamenteve e bënte agresive. Ndaj dhe familjarët denoncuan zhdukjen e saj, të frikësuar se mos tentonte të dëmtonte veten apo të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berat tirane berat tirane

Sondazh

Poll