Aktualitet

Shqipëria mercenarë në Ukrainë? MEJP: Kemi kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit

18 Shkurt 2022, 20:31 Nga DOSJA
Shqipëria mercenarë në Ukrainë? MEJP: Kemi kërkuar

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin e përhapur nga mediat ruse se në Ukrainë po shkojnë mercenarë shqiptarë. Në një reagim zyrtar, MEPJ njofton se ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke kërkuar edhe përgënjeshtrimin e lajmit në Tiranë. Ndërsa ka kërkuar edhe një takim me ambasadorin e Rusisë në Tiranë, Mihail Afanasiev.

“MEJP hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit,”-shkruhet në njoftimin zyrtar.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sipas mediave ruse, tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Lidhur me deklaratën ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, e cilësoi deklaratën e paprecedentë dhe kërkoi që ambasada të japë shpjegime.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore konflikti rusi-ukraine mepj mercenare nga shqiperia ne rusi mihail afanasiev tirane konflikti rusi-ukraine mepj mercenare nga shqiperia ne rusi mihail afanasiev tirane

Sondazh

Poll