Aktualitet

VD- Zjarr në tragetin Greqi-Itali, 242 pasagjerë largohen me varka lundruese, 12 të zhdukur

18 Shkurt 2022, 06:19 Nga DOSJA
VD- Zjarr në tragetin Greqi-Itali, 242 pasagjerë largohen me varka

GREQI– Përfshihet nga flakët linja e tragetit Greqi-Itali. Trageti kishte në total 242 pasagjerë, përfshirë edhe anëtarët e ekupiazhit të cilët mundën të largohen në kohë. Alarmi në anije u dha në orën 04:30, duke bërë që të niste menjëherë procesi i evakuimit. Të gjithë pasagjerët e tragetit ‘Grimaldi Euroferry Olympia’ u larguan nga anija me varka shpëtimi dhe u morën nga varkat lundruese. Policia dhe forcat detare janë në kërkim të 12 personave që janë raportuar si të zhdukur. Një prej pjestarëve të ekuipazhit kishte probleme me frymëmarrjen, duke bërë që të transportohej në ishull dhe të merrej menjëherë nga forcat mjekësore. Për fat të mirë moti ishte në favorin e tyre dhe operacioni i shpëtimit shkoi pa probleme. Pasagjerët tashmë janë transportuar drejt Korfuzit.

Kapiteni i anijes bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë mbledhur nga anijet lundruese, mjete lundruese të portit dhe rojet bregdetare italiane.

Sipas ERT, zjarri ka nisur nga kuverta e 3-të, ku ishin parkuar kamionët.

Aktualisht vijojnë kërkimet në det në mënyrë që të gjenden të gjithë personat që tashmë janë raportuar si të zhdukur. Kanë qënë dëshmitarët ata që raportuan se kishte mungesa mes tyre e se mund të jenë në zonën e garazhdit në anije.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zjarri në traget, shtohet numri i të zhdukurve, shkojnë në 12

Flakët në tragetin Greqi-Itali, pasagjeri: Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve

VD/ Pasagjerët evakuohen, publikohen pamjet e operacionit të shpëtimit në tragetin grek

Zjarri në traget, pasagjeri: Jo të gjithë mund të kenë shpëtuar, në garazhd kishte njerëz

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni zjarr zjarr ne traget zjarr ne tragetin ne greqi zjarr zjarr ne traget zjarr ne tragetin ne greqi

Sondazh

Poll