Aktualitet

Eliminoi “boss-in” shqiptar të drogës në Londër, dënohet me 35 vite burg kikboksieri suedez

18 Shkurt 2022, 20:50 Nga DOSJA
Eliminoi “boss-in” shqiptar të drogës në Londër,

BRITANI E MADHE- “Killeri” suedez Anis Hemissi, që vrau Flamur Beqirin në sy të familjes së tij është dënuar me 35 vite burg. Vrasja ka dyshime se ka ardhur pas prishjeve të pazareve të drogës. Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në sy të gruas së tij që bërtiste, teksa ajo mbronte djalin e tyre 2-vjeçarnë pragun e shtëpisë së tij luksoze 1.7 milionë paund në Battersea, në prag të Krishtlindjeve në 2019. 

Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë, ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash. Për t’u larguar ai përdori një biçikletë për femra, gjë që ishte gabimi që i kushtoi shumë, por dallimin nuk e bëri dot në kohë, pasi në Suedi të njëjtat biçikleta përdoren edhe nga meshkujt. 

Ai u vu në shënjestër pas një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar të kryesuar nga Amir Mekky, 24 vjeç. Beqiri, i cili kishte kombësi të përbashkët suedeze dhe shqiptare, pretendonte se po merrej në biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës dhe në Skandinavi që nga viti 2007 dhe ishte arrestuar disa herë në Evropë. Ai ishte bërë gjithnjë e më i shqetësuar për sigurinë e tij në muajt para vdekjes së tij, dhe kur darkonte jashtë ai dërgonte gruan e tij në fillim dhe ulej gjithmonë përballë derës.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anis hemissi flamur beqiri anis hemissi flamur beqiri

Sondazh

Poll