Aktualitet

Rikthehet çështja e Detit/ Rama e Mitsotakis dakord që kufiri detar të zgjidhet në Hagë

18 Shkurt 2022, 21:06 Nga DOSJA
Rikthehet çështja e Detit/ Rama e Mitsotakis dakord që kufiri

MYNIH- Greqia ka rikthyer në tryezën e diskutimeve çështjen e kufirit detar me Shqipërinë. Sipas mediave greke, ka qenë vetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai që ka hapur diskutimet për demarkacionin detar me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit të tyre të Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Burime qeveritare theksojnë se Mitsotakis iu referua demarkacionit të zonave detare mes dy vendeve, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Por jo vetëm, pasi do të ndikojë edhe tek bashkëpunimi në rajon. 

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama kyriakos mitsotakis ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll