Art&Argëtim

A ndikon pushimi i drekës në produktivitetin e punonjësve?

20 Shkurt 2019, 14:26 Nga DOSJA
A ndikon pushimi i drekës në produktivitetin e punonjësve?

Sipas një studimi fëmijët duhet të kenë të paktën 75 minuta pushim çdo ditë. Shumica e shkollave, kohët e fundit kanë shkurtuar drekën dhe pushimet, gjë që ka një ndikim negativ në përqendrimin e nxënësve, aftësitë e tij shëndetësore dhe shoqërore.

Kështu lind pyetja: nëse fëmijët kanë nevojë për më shumë se një orë pushim në ditë, çfarë ndodh me ne të rriturit?

Shumica e kohës që njerëzit marrin si pushim gjatë ditës së punës kohët e fundit po ulet dhe në disa raste nuk ekziston. Nëse ne marrim pak kohë për pushim, për të konsumuar diçka apo për të marrë një kafe sipas studimeve kjo është një gjë e gabuar. Është më efektive nëse punonjësit marrin një pushim në orë të caktuar çdo ditë gjatë javës.  Njerëzit që kanë pushimet në orar të caktuar janë më produktiv dhe lodhja në punë është më e paktë.

Nëse pushimi i drekës bëhet bashkë me kolegët e punës ose punonjësit e një kompanie së bashku atëherë marrëdhënia e tyre është më e suksesshme, gjë që çon në rezultate të mira në punë.  Një tjetër studim për personat që punojnë në zyrë dhe në kompjuter për orë të zgjatura zbuloi se duke marrë një pushim prej disa minutash çdo 20 ose 40 minuta ul ndjeshëm tensionet dhe dhimbjet e qafës dhe shpatullave të tyre. Punonjësit nuk janë produktiv për 8 orë dhe mendohet se kulmi i produktivitetit është në mëngjes nga ora  11:00 deri më 18:00.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim kompanite dhe punonjesite ndikimi ne produktivitet pushimi i drekes per punonjesit kompanite dhe punonjesite ndikimi ne produktivitet pushimi i drekes per punonjesit

Sondazh

Poll