Bota

Shpërthimi i makinës, Ukraina: Një inskenim për të rritur tensionet

18 Shkurt 2022, 18:43 Nga DOSJA
Shpërthimi i makinës, Ukraina: Një inskenim për të

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë thanë se një shpërthim automjeti në një bastion separatist të mbështetur nga Rusia ishte një sulm i organizuar për të nxitur tensionet në Ukrainën lindore. CNN shkruan se videoja nga qyteti i Donetskut në Ukrainën lindore tregoi një shpërthim në një parking të një automjeti ushtarak.

Një kanal zyrtar i DPR tha: Rreth orës 19:00 është hedhur në erë një makinë në parkingun pranë ndërtesës së Qeverisë. Vala e shpërthimit është dëgjuar nga i gjithë qyteti. Ministria e Emergjencave ka shkuar në vendin e shpërthim.

Imazhet dhe video treguan shërbimet e urgjencës në vendngjarje dhe një automjet të dëmtuar rëndë të identifikuar si një xhip i prodhimit rus. Nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar se çfarë e shkaktoi dëmin në automjet apo zjarrin.

“Ne mendojmë se ky është një inskenim dhe një provokim”, tha, Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR:  TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anton gerashchenko konflikti ukraine-rusi shperthimi ne ukraine anton gerashchenko konflikti ukraine-rusi shperthimi ne ukraine

Sondazh

Poll