Bota

Konflikti në Ukrainë, i vihet bombë kreut të policisë, makina shpërthen para administratës

18 Shkurt 2022, 18:26 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, i vihet bombë kreut të policisë,

UKRAINË- Mediat shtetërore ruse thonë se një shpërthim ka ndodhur jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk në Ukrainën lindore. The Guardian shkruan se askush nuk u lëndua në shpërthimin e së premtes, i cili u shkaktua në një makinë bombë.

Videoja e filmuar nga gazetarët rusë në vendngjarje tregonte një zjarr që digjej. Makina i përkiste kreut të forcës policore të DNR, Denis Sinenkov. Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë.

DNR gov’t video showing the jeep right after the explosion https://t.co/7Ly0evZLls pic.twitter.com/C1L6ObbHPt

— Aric Toler (@AricToler) February 18, 2022

Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetsk (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë. Pushilin tha se masa ishte e nevojshme për shkak të një sulmi të afërt në territor nga forcat ukrainase. Qeveria pro-perëndimore e Ukrainës e ka mohuar me forcë pretendimin dhe thotë se është sjellë me përmbajtje pavarësisht granatimeve të rënda të enjten dhe të premten nga territori i kontrolluar nga rebelët.

LAJMI KRYESOR:  TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota denis sinenkov konflikti ukraine-rusi denis sinenkov konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll