Bota

Prej 2 vitesh në kërkim nga Europol! Arrestohet “Prerësi i gishtave”, e mendonin në Afrikë

18 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA
Prej 2 vitesh në kërkim nga Europol! Arrestohet “Prerësi i

ZVICËR- Flor Bressers, 35 vjeç, i njohur ndryshe si “prerësi i gishtave”, është arrestuar në Zvicër pas 2 vitesh që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet vendase. Bressers konsiderohet si një nga bosat e drogës më të kërkuar në Europë. Gjatë gjithë kohës që ishte në arrati, mendohej se Bressers ishte fshehur në Afrikën e Jugut, por ai u arrestua në Zyrih ku u gjet së bashku me partneren dhe fëmijën e tij. 

Bressers është me origjinë belge dhe është i diplomuar në master për kriminologji. SipasThe Guardian, ai është i kërkuar që nga viti 2020 kur u dënua me katër vite burg për rrëmbim, prerje me brisk dhe rrahjen e një luleshitësi holandez i cili nuk arriti të kontrabandonte drogën në doganat e Mbretërisë së Bashkuar ashtu siç Bressers e kishte porositur. Nga kjo ngjarje, Bressers mori edhe nofkën si “prerësi i gishtave”.

“Prerësi i gishtave” ishte në listën e më të kërkuarve si në Belgjikë ashtu edhe në Europol për rrëmbim, kufizim të paligjshëm, pengmarrje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. 

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota arrestohet preresi i gishtave flor bressers arrestohet preresi i gishtave flor bressers

Sondazh

Poll