Politike

E FORTË! Berisha: Drejtorë të ministrive po kërkojnë vota në Dibër, fotografojini!

18 Shkurt 2022, 15:00 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha: Drejtorë të ministrive po kërkojnë

DIBËR– Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim këtë të premte me demokratët e Dibrës, ku edhe bëri një denoncim të fortë. Në fjalën e tij para demokratëve, Berisha tha se dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Transportit, kanë shkuar në Dibër këto ditë për të kërkuar vota për zgjedhjet e 6 Marsit. Ndaj dhe ftoi të gjithë qytetarët që t’u fotografonin targat e makinave, në mënyrë që t’i denonconin për shkeljen e ligjit elektoral.

Këto ditë, dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike vërshojnë drejt Peshkopisë me veturat e shtetit, me naftë të paguar nga shteti, në kundërshtim të ligjit elektoral. Çfarë janë këta? Janë kriminelë elektoralë që të gjithë. prandaj ju ftoj t’ua fotografoni targat e makinave, t’i fotografoni vetë, vendi i tyre nuk është në fushatë sipas ligjit, por t’i shërbejnë qytetarëve,“-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Sot, ish-kryeministri ka zhvilluar takime në Dibër duke prezantuar kandidatin për kryebashkiak të koalicionit “Shtëpia e lirisë”, Përparim Kryemadhin, ndërsa dje ishte në Lushnje, duke prezantuar kandidatin Enton Bano.

LAJMI KRYESOR: VD-Berisha në Maqellarë:S’e lejojmë të ndërtohet Skavica, vjedhje me thasë te inceneratorët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne diber sali berisha sali berisha ne diber

Sondazh

Poll