Politike

Pas Subashit, inceneratorët çojnë në SPAK dhe deputetin e PS-së, Alqi Bllako

18 Shkurt 2022, 13:51 Nga DOSJA
Pas Subashit, inceneratorët çojnë në SPAK dhe deputetin e

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bllako është vënë para prokurorëve të posaçëm vetëm pak minuta pasi ka dhënë dëshminë e tij kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Deputeti po pyetet gjithashtu për inceneratorët në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Subashi është paraqitur i vetëm në SPAK, pa shoqërinë e një avokati. Ai është futur në zyra rreth orës 10:30 për tu pyetur në lidhje me veprimet e ndërmarra prej tij për inceneratorin e Fierit. 

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga is- ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. 

(Fm/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alqi bllako ne spak armando subashi ne spak alqi bllako ne spak armando subashi ne spak

Sondazh

Poll