Politike

‘Do e ftoni Ademin të punojë me ju?’/ Spahia: Ajo do ti përkushtohet familjes

18 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
‘Do e ftoni Ademin të punojë me ju?’/ Spahia: Ajo do ti

TIRANË– Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar Bashkie të Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se Voltana Ademi do t’i përkushtohet familjes. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai u pyet nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse do ta ftojë kryebashkiaken të punojë me të, në rast se fiton. Spahia tha se eksperienca e Ademit është mjaft e vyer mirëpo është zgjedhja e saj që ti përkushtohet familjes.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Cila është gjëja e parë, emergjente që ju mendoni se duhet bërë për Shkodrën?

Bardh Spahia: Është shumë e rëndësishme, përmirësimi i disa shërbimeve. Sjellja më pranë qytetarëve e Bashkisë së Shkodrës. Kemi disa ide për hapjen e disa zyrave të asistencës dhe një vëmendje të veçantë do të duhet të adresohej drejt turizmit detar, malor, kulturor dhe turizmit fetar, pasi Shkodra ka asete të jashtëzakonshme.

Ylli Rakipi: Do ta ftonit Voltana Ademin të punojë me ju?

Bardh Spahia: Kam diskutuar me Voltanën dhe ajo e ndjen të nevojshme t’i kushtohet profesionit të vetë dhe familjes, që e ka vuajtur mungesën e kohës së kushtuar familjes. Nuk kemi diskutuar në këtë aspekt, por sigurisht eksperienca e Voltanës është e jashtëzakonshme dhe do të ishte aset i vyer në këtë drejtim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia voltana ademi bardh spahia voltana ademi

Sondazh

Poll