Politike

VD-Berisha: Vodhën me thasë te inceneratorët, do kishin ndërtuar kanalet me 430milionë euro

18 Shkurt 2022, 10:11 Nga DOSJA
VD-Berisha: Vodhën me thasë te inceneratorët, do kishin

DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka vjedhur me thasë në 3 inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Në takimin me banorët e Maqellarës ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Dibër, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për aferën e 430 milionë eurove të inceneratorëve. Deri më sot asnjëri prej tye nuk është në funksion. Më tej, lideri historik i PD theksoi se me këto para do të ishin përfunduar të gjitha kanalet në Shqipëri.


“Keni dy muaj që dëgjoni për ccështjen e djegësave. 430 milionë euro janë dhënë për 3 inceneratorë, sot asnjëri funksionon. Vetëm njëri në Elbasan është ndërtuar, por dhe ai është jashtë pune. Me thasë kanë vjedhur. Askush smund ti prekë pa firmën e kryeministrit. Ai ka kompetencat.

Kanë krijuar një komision, njëherë merret SPAK-u, s’kati, për t’i vënë kapak. N.q.s. e mbyllën para 1 muaji, u detyruan ta hapnin prapë kur i denoncova në parlament. Thjeshtë për luftë të brendshme midis njëri-tjetrit. U ndala te kjo aferë nga më të mëdhatë në 30 vite.

N.q.s. do kishte investuar 430 milionë dolarrë në kanale vaditëse nga Tropoja në Konispol do ishin mermetuar e përfunduar nga e para. Ato para duheshin përvetësuar dhe nuk kishte pse tu jepeshin fermerëve. Paguani 3 herë më shtrenjtë për plehrat kimike. Po kthehesha nga Myzeqeja, dramë, po therin lopët e rracës. Dëngu u barit është rritur, qumështi ka rënë”, tha Berisha sot në Maqellarë.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e 6 marsit, ish-kryeministri Berisha takim me banorët e Maqellarës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve berisha ne diber afera e inceneratorëve berisha ne diber

Sondazh

Poll