Politike

VD-Basha: SPAK përpjekje që zgjedhjet e 25 prillit të mos përfundojnë si dosjet 339 dhe 184

18 Shkurt 2022, 11:32 Nga DOSJA
VD-Basha: SPAK përpjekje që zgjedhjet e 25 prillit të mos

DURRËS  – Kryetar i i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit do të veprojë për hetimet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në takimin me disa përfaqësues të biznesit në Durrës, ku ishte i shoqëruar nga kandidati i PD për zgjedhjet lokale në Luan Hoti, kryedemokrati shtoi se SPAK po bën përpjekje që zgjedhjet e 25 prillit 2021 të mos përfundojnë si dosjet e hetimeve për zgjedhjet në 2017 në Dibër dhe Durrës 339 dhe 184. Më tej, Basha tha se SPAK mund të veprojë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.


E dimë të gjithë çfarë ka ndodhur më 25 prill. Edhe SPAK, edhe faktori ndërkombëtar që kësaj radhe po bën përpjekjet që të mos përfundojë si 339 dhe 184. Rrota është e madhe dhe kësaj radhe do lëvizë mirë. Ndoshta nuk do lëvizë deri në 6 mars. Por pavarësisht se çfarë bëjnë ata, shumica janë qytetarët. Edhe zhvillimin ekonomik të Durrësit e kanë në dorë. Nuk do e ketë të lehtë qeveria e Tiranës të bëjë numra. Jam i bindur që zhvillimet do jenë të shpejta”, tha Basha në Durrës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne durres dosja 184 dosja 339 spak zgjedhjet e 25 prillit basha ne durres dosja 184 dosja 339 spak zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll