Politike

GJK s’e shkarkoi, Meta: Mezi e pres 24 korrikun!

18 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA
GJK s’e shkarkoi, Meta: Mezi e pres 24 korrikun!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta mezi po e pret korrikun e këtij viti, kohë kur edhe i mbaron mandate e do të duhet të realizojë zyrën e Kreut të Shtetit. Në një postim në Facebook, vetëm dy sitë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë si President, Meta thotë se është populli i ‘2 Marsit’, siç i quan ai mbështetësit e tij, që po e ruajnë dhe mbrojnë Shqipërinë.  

Postimi i Metës:

Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë! Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.  Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer. Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022.

Gjykata Kushtetuese vendosi se presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda lidhur me akuzat nga parlamenti për cënim të sigurisë kombëtare, marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe sjelljet në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll