Politike

VD-Berisha: Nuk bëhet Skavica, do ishim në pushtet po të mbrohej vota si në Maqellarë

18 Shkurt 2022, 10:20 Nga DOSJA
VD-Berisha: Nuk bëhet Skavica, do ishim në pushtet po të mbrohej

DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha premtoi se nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe digës së Dibrës. Në takimin me banorët e Maqellarës, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi, ish-kryedemokrati shtoi se Dibra nuk do të përmbytet kurrë dhe nuk e ka problem aspak të përballet me kryeministrin Edi Rama. Më tej, ai kujtoi rastin kur në Maqellarë, militantët e PD kapën dhe denoncuan rastin e shitblerjes së votave para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Berisha akuzoi pasardhësin e tij në PD Basha për tradhëti ndaj demokratëve. Sipas tij, nëse do të mbrohej vota në mbarë Shqipërinë si në Maqellarë, atëherë Partia Demokratike do të vinte në pushtet.


Nuk do lejojmë ndërtimin e Skavicës. Kjo trevë nuk përmbytet kurrë. Ajo do qëndrojë siç e ka bërë Zoti. Të harrojnë se do përmbysin një pëllëmbë tokë. Nëse duan të ndërtojnë Skavicën, e kanë projektin. U them të heqin dorë, nuk përmbytet Dibra. Ajo u ka rezistuar pushtuesve në mënyrën më heroike. Edi Ramën nuk e ka gjë fare. Kam një përshëndetje për ju që kapët atë atë kriminelin që blinte vota këtu në Maqellarë. Po ku është ai sot? Është i lirë, pasi Lulzim Brava ju tradhtoi. Nëse do mbronte votat siç i mbrojtën demokratët e Maqellarës, do ishim në pushtet. Po ai e kishte mendjen që të qeveriste me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, tha Berisha në Maqellarë.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet e 6 marsit, ish-kryeministri Berisha takim me banorët e Maqellarës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne diber skavica berisha ne diber skavica

Sondazh

Poll