Aktualitet

E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo, REAGIMET

18 Shkurt 2022, 09:02 Nga DOSJA
E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo, REAGIMET

TIRANË-Është ndarë në moshën 74-vjeçare nga jeta poeti Bardhyl Londo. Dosja.al mëson se poeti i mirënjohur ishte i shtruar prej disa ditësh në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Londo vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme e cila i mori jetën mëngjesin e sotëm. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e tij.

Miq, kolegë dhe dashamirës shprehën keqardhje për këtë humbje të madhe. Presidenti i vendit Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe miq të tjerë dhe personalitete reaguan pas marrjes së lajmit të trishtë.

Kush ishte Bardhyl Londo?

Poeti u lind në vitin 1948 në Përmet. Në fillim të viteve ’70 ai spikati si një ndër poetët më të talentuar. Në 1975 me vëllimin “Krisma dhe Trëndafila”, u afirmua si një ndër poetët më të mirë të brezit të tij. Filloi punë në gazetën letrare “Drita” të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për tu emëruar kryeredaktor në fund të viteve ’80. Me largimin e Dritëro Agollit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Bardhur Londo u zgjodh kryetar. Si një poet I angazhuar, poezia e tij e pas viteve ’90, reflektonte kaosin social dhe politik që kaloi vendi gjatë tranzicionit. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

VEPRAT E TIJ:

Krisma dhe trëndafila[1] – (1975)
Hapa në rrugë [1] – (1981)
Emrin e ka dashuri[1] – (1984)
Si ta qetësoj detin – poezi (1988)[2]
Ditë njerëzore [1]
Shën Shiu – 2010
Jeta që na dhanë – 2013

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ndarja nga jeta e Londos, Mustafaj: Humba një mik të çmuar e të pazëvendësueshëm

Ndarja nga jeta e Londos, Kadia: Lutem të mos më dridhet zëri kur të jap lajmin e zi

Ndarja nga jeta e Bardhyl Londo, Basha: Ishte fat për mua ta kisha pranë, të shkëmbeja ide

Ndarja nga jeta e poetit Londo, Robelli: Mirupafshim në vend të lamtumirës!

Ndarja nga jeta e Bardhyl Londos, Meta: Humbje e pazëvendësueshme për letërsinë shqiptare

Ndërroi jetën nga sëmundja e rëndë/ Kush ishte poeti Bardhyl Londo

Ndërroi jetën nga sëmundja e rëndë/ Kush ishte poeti Bardhyl Londo

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bardhyl londo vdes bardhyl londo bardhyl londo vdes bardhyl londo

Sondazh

Poll