Aktualitet

VD-Basha del pro Portit të Durrësit: Na shpalosni projektin, kjo punë s’bëhet me sheikë

18 Shkurt 2022, 10:43 Nga DOSJA
VD-Basha del pro Portit të Durrësit: Na shpalosni projektin, kjo

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë pro projektit për Portin e Durrësit. I pranishëm në Durrës me kandidatin Luan Hoti, Basha tha se nuk mund të dalë kundër investimeve pasi kjo gjë sjell vende pune, por ky projekt sipas tij nuk mund të bëhet me sheikë. Kryedemokrati shtoi se projekti duhet të jetë i qartë, i shpalosur, i diskutuar dhe jo thjesht 3D.


Pjesë nga fjala e Bashës:

Projekti i Portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin në politikë,. Për shkak të njkë teknike që ti bëjnë njerëzit të mendojnë apo të logjikojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe duke i futur lugën në gojë. Nuk logjikojnë,. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për portin e Durrësit. Është gënjeshtër. Ne qëndrojmë për transparencë. Ne e konsiderojmë aferë. Ne duam të shohim 6 mld të investohen aty, jo aq sa thonë këta 3 mld. PD është pro zhvillimit të qëndrueshëm që krijon. Perspektivë të qëndrueshme dhe nuk dëmton ato asete shekullore të Durrësit që është logjistika portuale detare. Që të bëhet kjo, nuk bëhet duke sjellë një sheik. Kështu thanë dhe përpara disa vite më parë që do vijë sheiku e do ndërtojë një kullë në Buolevard. Projekti i zhvillimit të Durrësit duhet të kalojë përmes konkurrencës dhe shpalosjes së ideve. Duhet të jenë të qarta dhe të vendosura, jo thjesht tek Nusreti i Dubait, apo tek Zuma e Dubait. Shembulli është ky. Ajo pjesa që ne kemi pakt për portin e Durrësit, është gënjeshtër. Ne e konsiderojmë një aferë. Pse? Se jemi kundër investimit? Jo! Por ka një ndryshim. PD është pro zhvillimit, pro vendeve të punës. Por që të bëhet kjo, kjo punë nuk bëhet me sheikë. Ashtu thanë se do bëhej dhe në qendër të Tiranës, Kulla Al Habibi, pasi ishte gënjeshtër elektorale. Tani erdhi ky sheiku tjetër, po kjo nuk është tokë pa zot. Projekti duhet të jetë i qartë, i shpalosur, i diskutuar dhe jo thjesht i vendosur te Nusreti i Dubait apo te Zuma e Dubait. Ne nuk jemi kundër zhvillimit të vendit, të Durrësit. Jemi kundër 3D-ve që na shiten si zhvillim dhe fshehin mungesën totale të transparencës. Jemi pro zhvillimit.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në bashkëpunim me kryetarin Basha po i grabisin qytetit 800 mijë m2 tokë për ndërtimin e Portit. Përfshirja e kompanisë së Emirateve të Bashkuara po përdoret sipas Berishës, për të fshehur aferën korruptive të projektit. Sipas Berishës, përmes kompanive off-shore, Rama e Basha do të fusin dy miliardë euro në Shqipëri.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne durres edi rama lulzim basha porti i durresit sali berisha basha ne durres edi rama lulzim basha porti i durresit sali berisha

Sondazh

Poll