Aktualitet

Manja: S’mund të ketë gjykata të shkallës së parë me më pak se 7 gjyqtarë

18 Shkurt 2022, 12:26 Nga DOSJA
Manja: S’mund të ketë gjykata të shkallës së

TIRANË – Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbrojti projektligjin e qeverisë për reduktimin e numrit të gjykatave të shkallës së parë administrative dhe të apelit në Shqipëri. Të takimin e përbashkët të organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku ishte i pranishëm dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian çela, Manja theksoi se harta e re gjyqësore është detyrim që buron nga ligji për funksionimin e sistemit gjyqësor. Ministri i Drejtësisë shtoi më tej se drafti i hartës gjyqësore është punuar me kujdes nga KLGJ, ekspertët e jurisprudencës dhe Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, Manja tha se është i hapur për çdo sugjerim.

Lidhur me gjykatat, Manja tha se nuk mund të ketë gjykata të shkallës së parë me më pak se 7 gjyqtarë dhe ato të apelit me më pak se 10.

“Sot jemi së bashku me kolegët e tjerë të drejtësisë, për tiu dëgjuar juve, ne do të flasim pak dhe më së shumti do t’ju dëgjojmë juve, në lidhje me draftin për hartën e re gjyqësore. Kjo është faza e parë e diskutimeve publike, do të ketë një fazë të dytë, ku do të asistohet edhe nga Ministria e Financave. Harta e re gjyqësore buron nga ligji, ku është thënë shumë qartë që në gjykatat e shkallës së parë nuk mund të ketë më pak se 7 gjyqtarë, dhe në ato të apelit, nuk mund të ketë më pak se 10 gjyqtarë. Në hartimin e draftit me konsulencën e partnerëve ndërkombëtare, për të rritur sistemin gjyqësor. Është draft i punuar me kujdes nga KLGJ edhe nga ekspertët dhe ne si Ministri e Drejtësisë jemi të hapur që të reflektojmë për të gjitha sugjerimet me vlerë”, u shpreh ministri Manja.

Kjo hartë gjyqësore u kundërshtua nga kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili tha se në këtë mënyrë shteti nuk po u shërben më qytetarëve. Ai kërkoi që të bëhet reduktim gradual të gjykatave.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll