Aktualitet

Nis hakmarrja ndaj banorëve të ‘5 Majit’, gjobitet me 1.2 milion lekë Lorena Nikolli

18 Shkurt 2022, 11:47 Nga DOSJA
Nis hakmarrja ndaj banorëve të ‘5 Majit’, gjobitet me 1.2

TIRANË– Lorena Nikolli, një nga banoret e lagjes “5 Maji” shtë gjobitur me 1 milion e 280 mijë lekë për ndërtim pa leje.  Në shkresën e siguruar nga Dosja.al shihet se gjoba Nikollit i është vendosur më 15 shkurt. Afat për të liruar banesën i është lënë më 22 shkurt, ditë kur Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të rinisë aksionin në të njëjtën lagje. Vetë Nikolli ka delaruar se ka ndërtuar një shtëpi ekologjike prej druri, por Bashkia Tiranë nuk ia njeh.

Ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, mbledhje që përfundoi me përplasjen e saj me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, për të cilin tha se edhe e kishte kërcënuar. Vetë Mazniku e ka quajtur kasolle shtëpinë e Nikollit.

Një ditë më parë, Nikolli u takua dhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, tq cilin e konsideroi shpresë për të e fqinjët e saj që kanë mbetur në rrugë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit bashkia tirane lorena nikolli protesta e 5 majit banoret e 5 majit bashkia tirane lorena nikolli protesta e 5 majit

Sondazh

Poll