Aktualitet

Pa ngrohje, fëmijët përfundojnë në spital, 36 familje protestojnë në Tiranë: Duam drita

18 Shkurt 2022, 09:33 Nga DOSJA
Pa ngrohje, fëmijët përfundojnë në spital, 36 familje

TIRANË– Qytetarët në Tiranë janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Me pankarta në duar banorët dolën përballë ministrisë së Mbrojtjes Sociale në Tiranë duke kërkuar energji elektrike pasi nuk po vijojnë dot jetën normalisht. Ata shprehen se nuk po shkollojnë dot fëmijët pasi iu kanë hequr energjinë. Fëmijët që kanë duruar këto kohë acari torturën e së ftohtit, kanë përfunduar në spitale.

‘Nuk është zgjidhur asnjëherë. Fëmijët nuk po i shkollojmë dot. E drejta jonë ka humbur, na e kanë hequr energjinë. Na e hoqën se nuk përmbushim kërkesat, sepse nuk kemi sahate”, thanë qytetarët.

Në protestë ishin 36 familje egjiptiane të qytetit e Kavajës, të cilave, në kulmin e dimrit, iu është ndërprerë energjia elektrike. Fëmijët që kanë duruar këto kohë acari torturën e së ftohtit, kanë përfunduar në spitale. Për këto familje ende nuk ka asnjë reagim nga ministria.

‘Syri.net’ raporton se këto familje kanë shkuar të takohen me Drejtorin e OSHEE-së në Kavajë, për të diskutuar mbi zgjidhjen e këtij problemi. Qëndrimi tij ishte i prerë: “Nuk ua rilidhim dot energjinë”.

Kjo situatë e rënduar që po rrezikon jetët e fëmijëve i ka detyruar anëtarët e këtij komuniteti të ngrenë zërin me forcë sot.

(a.b)/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestë proteste ne tirane rritja e cmimit te energjise protestë proteste ne tirane rritja e cmimit te energjise

Sondazh

Poll