Aktualitet

Të gjithë me oligarkët! Banori: Devijimi në Unazën e Madhe nisi me Bashën kryebashkiak

18 Shkurt 2022, 11:06 Nga DOSJA
Të gjithë me oligarkët! Banori: Devijimi në Unazën e

TIRANË– Ferdinand Kazaferi, një nga banorët e prekur nga prishja e shtëpive tek zona e Unazës së Re ka treguar se si ka nisur devijimi i rrugës që nga koha kur ka qenë Lulzim Basha në krye të Bashkisë Tiranë. I ftuar në Syri TV përballës gazetares Armela Ferko, Kazaferi tha se Partia Socialiste premtoi që gjithçka do të kthehej në vendin e vet me ardhjen e tyre në pushtet por kjo gjë nuk ndodhi. Kazaferi thotë se vetë ai e ka kapur firmën duke punuar në fshehtësi, pasi i ishte premtuar se nuk do t’i prekej shtëpia, duke dalë në përfundimin që të gjitha palët janë bashkë kur bëhet fjalë për të favorizuar oligarkët.

Pjesë nga fjala e Kazaferi:

Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Qeveria favorizon oligarkët.  Është devijuar projekti e nga shtatë banesa, do prishen 40 shtëpi, që i bie që shumë familje dalin që nga aty. Shumica e gjurmëve të projektit të Adil Çarçanit janë zhdukur. Ka qenë dhe tubi i Bovillës dhe ai është zhvendosur. Devijimi i parë është bërë nga Basha, si projekt-ide. Kur ka ardhur Partia Socialiste na premtoi se do ta rikthente sërish në vend, siç edhe duhet të jetë. Duke kaluar vitet, nuk na u dha asnjë sqarim. Projekti u bë shpejt e shpejt dhe u publikuar shpejt e shpejt. Më 26 shkurt 2021 më ka ardhur një letër ku shkruhet që banesa juaj nuk do të preket. Është edhe kjo e bashkisë. Çfarë ndodhi më pas? Kaluan pusjimet dhe më datë 8 tetor pamë disa persona që po bënin matje, afrohem dhe si ndërlidhës i komunitetit dhe i them çfarë po bëni. Po bëjmë një rilirim të zonës. Ditën e dytë sërish, u afrohem dhe u them sërish ç’po bëni. Po bëjmë pikëtimin tha për Unazën. I pyeta për firmën, nuk  më thanë gjë dhe më pas shkova në polici. Firma fituese po punonte në fshehtësi.  Në atë zonë do bëhen pallate. Balluku gënjeu për devijimin. Devijimi është bërë edhe në Paskuqan, projekti ka devijuar nga gjurma e këtë gjë nuk e luan dot as topi. Ka devijuar gjurma e rrugës nga sheshi “Shqiponja” deri në Shkozë. Te fusha do ndërtohen pallate, projekti bën shumë dëme, janë 2-3 pallate nga sheshi “Shqiponja” deri te lumi i Tiranës. Nuk po na garantohet e drejta e pronës e kjo është të shkosh drejt fundit të demokracisë. Ka rënë sistemi demokratik e prandaj protestojmë.

Vetë ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se projekti për ndërtimin e Unazës së Re nuk është devijuar për të favorizuar ndonjë kompani ndërtuese.

“Fjala devijim nuk e kuptoj nga del, e parashtroni në mënyrë të gabuar për t’i hedhur benzinë zjarrit. Nuk ka një devijim, ky është një projekt i vitit 1986. Të gjithë banorët e Paskuqanit nuk e kanë ndryshuar ndonjëherë gjurmën për të favorizuar apo mos-favorizuar dikë. Kjo qeveri është ajo që ka ndërtuar mijëra banesa për të pastrehët nga tërmeti. Nuk bëhet fjalë për 100 banesa, por 654 banesa. Nuk besoj që dikush ka një mendim të ndryshëm që projekte të tilla, në të mirë të publikut nuk duhet të ndërtohen. Askush nuk do të mbetet pa banesë,”- thoshte ajo duke e bërë të qartë se do të kompensoheshin të gjithë banorët. Por protestat e vazhdueshme tregojnë të kundërtën.

(Fm/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll