Aktualitet

VD/ Zjarri në tragetin Brindizi-Gumenicë, Shqipëria ndihmon për shuarjen e flakëve

18 Shkurt 2022, 12:06 Nga DOSJA
VD/ Zjarri në tragetin Brindizi-Gumenicë, Shqipëria ndihmon

TIRANË– Shqipëria po ndihmon për shuarjen e zjarrit që shkrumboi ditën e sotme tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë. Ministri Niko Peleshi ka ndarë videot në të cilat shihen anijet e forcës detare shqiptarë që iu janë bashkuar shuarjes së zjarrit. Peleshi shkruan se operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos.

POSTIMI:

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos. Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.

LAJMI KRYESOR: VD- Zjarr në tragetin Greqi-Itali, 242 pasagjerë largohen me varka lundruese, 11 të zhdukur

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne tragetin ne greqi zjarr ne tragetin ne greqi

Sondazh

Poll