Politike

Rakipi: Maqedonia e Veriut shtet për t’u tallur, për Shqipërinë ndërkombëtarët marrin vendime kundër demokracisë

4 Korrik 2019, 07:10 Nga DOSJA
Rakipi: Maqedonia e Veriut shtet për t’u tallur, për

Tiranë- Ylli Rakipi në emisionin “Arena”, mbrëmjen e djeshme ka deklaruar se disa vendime të ndërkombëtarëve për Shqipërinë, janë në kundërshtim me demokracinë, vetëm për hir të stabilitetit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dritan Hilës, i cili i është përgjigjur: “Erdhi puna që ne t’u mësojmë të huajve demokracinë?”

Më tej debati ka vijuar për rajonin dhe Rakipi është shprehur Maqedonia e Veriut është shtet për t’u tallur. Ai është shprehur kështu për Maqedoninë e Veriut pasi sipas tij bëri një veprim shumë të dobët duke ndryshuar emrin.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Rakipi: Unë nuk besoj se sjellja e ashpër e Metës ndaj të huajve, është sjellje e ashpër vetëm ndaj të huajve. Të huajt sot janë në një raport, që marrin disa vendime dhe ndikojnë tek këto vendime që shkojnë kundër demokracisë, kundër sistemit demokratik.

Hila: Erdhi puna që ne tu mësojmë të huajve demokracinë?

Rakipi: Është një pyetje që nuk duhet të ma bëni mua, mund tua bëni të huajve këtë.

Hila: Unë mendoj që nuk ka ardhur dita që tu mësojmë të huajve demokracinë.

Rakipi: Ju keni punuar diplomat. Ju e dini më mirë se unë, si diplomat, që për hir të stabilitetit SHBA, BE, kanë sakrifikuar shumë dhe kanë dorëzuar demokraci të rëndësishme, më pas i kanë vuajtur popujt respektiv dhe jo elefantët.

Hila: Por jo neve që na kanë konsideruar si partnerë.

Rakipi: Kush të ka konsideruar si partnerë? Në NATO  po futet edhe Maqedonia, pas një veprimi shumë të dobët. Pasi ka ndërruar emrin. Pas disa kohësh, të pakuptueshme për demokracinë perëndimore, ku u vendos dhe u pranua emri i Maqedonisë, më në fund Maqedonia do të pranohet në NATO.

Hila: Maqedonia nuk është shtet për tu tallur.

Rakipi: Për t’u tallur është, sepse është shtet i fabrikuar.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maqedonia e veriut ylli rakipi zgjedhjet lokale maqedonia e veriut ylli rakipi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll