Politike

“Zgjedhjet poshtërsi për qeverinë, dështim për opozitën”, Meta thirrje për reflektim në ditën e pavarësisë së SH

4 Korrik 2019, 06:10 Nga DOSJA
“Zgjedhjet poshtërsi për qeverinë, dështim për

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri për krizën politike në vend. Që me mëngjes ai ka uruar  sot për festën e SHBA, ka ka theksuar:  “Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri”.

Reagimit të tij i ka bashkangjitur edhe një shkrim të Frank Shkrelit me titull:” Zgjedhjet e 30 qershorit, një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar!”

Reagimi i plotë i presidentit:

Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!

Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës.

Një ditë parë presidenti Meta deklaroi se që prej shtatorit të 2017-ës, Rama ka kapur Reformën në Drejtësi. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit me një shprehje të Aristotelit. (lexo këtu) Ende vendi vijon të jetë në krizë politike. Të hënën opozita do të zhvillojë protestën e saj të radhës pasi nuk njeh zgjedhjet lokale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll