Politike

“Presidenti mund të mos arrestohet”, Blushi i përgjigjet Felajt: S’qenke e vendosur

3 Korrik 2019, 17:54 Nga DOSJA
“Presidenti mund të mos arrestohet”, Blushi i përgjigjet

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së kryetares së Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj e cila u shpreh se presidenti mund edhe të mos arrestohet.

Blushi shkruan në një status në rrjetet sociale se pavendosmëria e Felajt për arrestimin ose jo të Metës tregon se Reformës në Drejtësi i është vënë një minë me sahat.

Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”– shkruan Blushi.

E ftuar në studion e Top Talk, Ermonela Felaj  e pyetur nëse shkelja e rëndë e Kushtetutës mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ermonela felaj presidenti ilir meta tedi blushi ermonela felaj presidenti ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll