Aksioni opozitar, Basha takim me aleatët dhe stukturat: Largimi i Ramës, qëndrimi i pandryshueshëm
4 Korrik 2019, 06:48Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me strukturat dhe aleatët e Partisë Demokratike. Në kuadër të përgatitjeve për protestën e të hënës, Basha ka rinisur organizmin e aksionit opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë mbledhjes Basha e ka konsideruar nul procesin zgjedhor të 30 qershorit, duke marrë edhe meritat për pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Sipas Bashës, opozita ishte një aksioneve e bojkotit masiv të votuesve në zgjedhjet, të cilat Basha i ka cilësuar farsë.
Më tej, Basha ka shtuar se qëndrimi i opozitës ka mbetur i pandryshuar për largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Pas mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë dhënë një prononcim për mediat. Berisha tha se e vlerësonte bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, pasi liria e tij mbaronte ky fillonte e tjetrit.
Ndërsa Kryemadhi u shpreh se zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin deri më 13 tetor dhe se kryebashkiakët opozitarë do të qëndronin në zyrë deri atëherë.
Ditën e djeshme, Partia Demokratike ftoi sot qytetarët që t’i bashkohen protestës së radhës së opozitës kundër qeverisë Rama, të hënën në orën 20:00.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri për krizën politike në vend. Që me mëngjes ai ka uruar sot për fes...
Tiranë- Në studion e emisionit “Opinion”, sekretar Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata deklaroi se kryetarët e Bashkive të opozitës nuk do të lënë zyrat, pas re...
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Grida Duma, ish-deputetja është shprehur se ndërkombëtarët janë kundër Edi Ramës dhe i kanë dhënë...
Tiranë- Ylli Rakipi ka treguar së fundmi detaje nga një bisedë që ka pasur me një mik të tij gazetar. Në “Arena” në RTV Ora Rakipi ka treguar se miku i tij, ...
TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një analizë të plotë në rrjetet sociale Reformës në Drejtësi. Pasi reagoi furishëm dje për 60 minuta në një konferencë...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së kryetares së Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonel...
TIRANË– Opozita ka rinisur protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta e dhjetë kombëtare do të mbahet ditën e hënë më datë 8 korrik në o...
Stef Blok ka reaguar për herë të parë pasi Komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një deklaratë për Telegraph,...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shprehur se të gjithë kryebashkiakët e djathtë nuk do të lirojnë zyrat pasi nuk i njohi...