Politike

Kuvendi/ Balla i prerë: Meta të lirojë urgjentisht zyrën. Gjoni: Të shkarkohet Damian Gjiknuri

4 Korrik 2019, 07:06 Nga DOSJA
Kuvendi/ Balla i prerë: Meta të lirojë urgjentisht zyrën.

TIRANË– Pas dy javësh mungesë  Kuvendi i Shqipërisë rikthehet mes debatesh për reformën në Drejtësi, shkarkimin e Metës dhe zgjedhjet lokale.

Me 85 vota mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit për rishikimin e ligjit për përmbarimin, por pa arritur numrin e duhur për ngritjen e Komisionit Hetimor. Për të nisur procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Kushtetuta përcakton 94 kartonë.

Parlamenti sot miratoi me 83 vota pro lirimin nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI në AMA, pedagogut Zylyftar Bregu dhe Adrian Kamenica nga detyra e anëtarit të Këshillit të Statistikave.

Gjatë seancës debate janë zhvilluar mes Myslim Murrizit, Taulant Ballës, Gramoz Ruçit dhe Ralf Gjonit. Ky i fundit kërkoi edhe shkarkimin e Damian Gjiknurit nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. 

Kërkesës Gjiknuri iu përgjigj me ironi duke u shprehur se kur PD të kërkojë largimin e tij, atëherë ai do të ikë njësoj si Meta.

Lidhur me presidentin reagoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se Avni Rustemi pasi Meta krahasoi veten me të. 

Deputeti tjetër i opozitës, Halit Valteri shkaktoi debate pasi përdori një gjuhë fyese ndaj vajzës së mitur të presidentit Ilir Meta dhe shprehur shqetësimin se mos Kujtim Gjuzi do të vetëvritej. Ka qënë kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ai që ka ndërhyrë duke dënuar gjuhën e përdorur nga Valteri. 

Ndërkohë, nuk kishte asnjë debat nga ministrat e kabinetit, të cilët kishin vendosur që të “bojkotonin” seancën. Në Kuvend mungonte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një samit në Poloni. 

(j.v/ k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 4 korrik 2019 kuvendi i shqiperise seanca plenare 4 korrik 2019

Sondazh

Poll