Politike

“Ik nga Ilir Meta! Do ta fusin në burg pas konferencës”, Rakipi rrëfen bisedën e rëndësishme, (Skenari Basha- Rama)

4 Korrik 2019, 05:23 Nga DOSJA
“Ik nga Ilir Meta! Do ta fusin në burg pas konferencës”,

Tiranë-  Ylli Rakipi ka treguar së fundmi detaje nga një bisedë që ka pasur me një mik të tij gazetar.  Në “Arena” në RTV Ora Rakipi ka treguar se miku i tij,  kishte folur me një tjetër njeri të rëndësishëm të medias dhe ky i fundit i kishte kërkuar që të largohej nga Presidenti Meta, pasi do ta fusin në burg.

Pjesë nga biseda: 

Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?

Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpjegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë “Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg”. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.

Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës…

Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thashë: Kur, para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas? Pas – më tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet. Merkeli do ulet, do t’i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja. Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetrit. Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes. Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shkarkimi i metës ylli rakipi edi rama lulzim basha shkarkimi i metës ylli rakipi

Sondazh

Poll