Politike

‘Supermiting për të më hequr mua’/ Meta: Basha-Rama ‘deal’ që në 2014, informova Berishën

17 Shkurt 2022, 20:23 Nga DOSJA
‘Supermiting për të më hequr mua’/ Meta: Basha-Rama

TIRANË- Presidenti Ilir Meta pretendon se ka pasur një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që në vitin 2014, kohë kur ai ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij në emisionin “Dekalog”, kreu i shtetit tha se kryeministri i kishte kërkuar Bashës që të mos ndërhynte në bisedimet për reformën territoriale edhe pse iu kërkua publikisht që opozita të jepte versionin e saj. 

Madje Meta përmendi edhe të ashtuquajtur tentativë të tij për atentat ndaj deputetëve asokohe Tom Doshit dhe Mhill Fufit, por nuk i përmendi me emra, duke ia faturuar skemën kryesocialistit Edi Rama. 

“Kur isha kryetar Kuvendi kam çuar zotin Fino dhe Vasilin në PD për të bërë një konferencë për pushtetin vendor. Ata i kanë thënë na sillni propozimin tuaj. Pse nuk e solli asnjëherë? Pyet zotin Spaho. Edi Rama i tha pse ndërhyn të më prishësh skemën, unë do punoj që të dalin kandidatët e tu dhe jo të LSI-së. Flasin për regjimin Rama-Doshi. Me porosi të Ramës, shpikën sikur unë do bëja hata kundër zotit Doshi dhe një deputeti të PD. Rama ia dha zotit Basha. Ka pasur Rama me Bashën “deal” në që vitin 2014, bëri një supermiting Basha për të më hequr mua nga kreu i Kuvendit, për të hequr edhe hapësirën e Berishës. E eklipsonte ai Bashën prandaj. Kam informuar edhe Berishën se ai po bënte lojra,“-tha Meta ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2022, 19:34

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikim...