Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton materialet e Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit…

17 Shkurt 2022, 14:56 Nga DOSJA
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton materialet e Asamblesë Zgjedhore

TIRANE – Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka miratuar bilancin e konsoliduar dhe pasqyrat e fitimit dhe humbjes për vitin 2021, raportin e Auditorit të Pavarur për vitin 2021 dhe buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu, Komitetit Ekzekutiv ka vendosur në këtë mbledhje t’i propozojë Asamblesë së  Përgjithshme të Zakonshme, kompaninë “Grand Thorton” për të bërë auditimin financiar për vitin 2022. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë, raporton zyra e shtypin në FSHF.

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të fshf-së të datës 02 mars 2022 komiteti ekzekutiv i federatës shqiptare të futbollit asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të fshf-së të datës 02 mars 2022 komiteti ekzekutiv i federatës shqiptare të futbollit

Sondazh

Poll