Politike

VD-‘Çupëlinat’ ndez DEBAT në Kuvend/ Ministret dhe deputetet kundër Xhaferrajt: Kërko falje

17 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
VD-‘Çupëlinat’ ndez DEBAT në Kuvend/ Ministret dhe

TIRANË– Fjala ‘çupëlinat’ krijoi tensione në seancën e sotme plenare. Kjo fjalë u tha nga demokrati Ferdinant Xhaferaj e më pas solli reagimet e ministreve të kabinetit Rama. Mirëpo, deklarata e deputetit u dënua edhe nga koleget e tij, si Mesila Doda e cila tha se nuk e përkrah atë që Xhaferaj tha në seancë. Gjuhë seksiste e quajti Xhixho deklaratën ndërsa Nikolla vijonte të përsëriste se deputeti duhet të kishte reflektuar për atë që kishte thënë.


REPLIKAT:

Mesila Doda: Sulmojini për punën që bëjnë po jo për gjininë, se zoti na ka sjellë në këtë sallë që të shikojmë punën e njëri tjetrit, Unë dënoj punën e kolegut tim, nuk besoj se ka qënë ai qëllimi im, unë ftoj ministret që të dënojnë Ramën se ai ka nxjerr fotot tona dhe na ka etiketuar.

Xhaferaj: Më ka bërë deputetin unik të opozitës, pavarësisht se cfarë mendoj jam drejtuar me i nderuar dhe e nderuar, poziiconi i ministrit është fundi i karrierës së një ministri, duhet të bëjë bashkë moshën. Fakti që minsitrja mori flamurin i ka rrënjën 1 javë më parë për Portin, si gjithmonë me fakte.

Balluku: Jo të prezumoni se mosha i bën të pandenjë të bëni detyrën, kalon të gjitha limitet e etikës. ju po përmendni fakte të tjera. Sot duhet ti përgjigjeni kërkesës së kolegeve dhe të kërkoni faljen.

Manastirliu: U bë e ditur se dëgjojmë se grave, vajzave, i etiketohen lloj lloj epitetesh, se në fakt ju që na shihni këtu, ju dukemi se nuk kemi ndjesi nuk fyhemi e nuk ofenohemi. Ndihemi të fyera, duhet të kemi respekt më shumë për njëri-tjetrin. Kur fyen duhet të kërkosh falje. Duhen fuqizuar gratë por ofendohen dhe cënohen gratë. Presim falje nga Xhaferri për atë epitet që i bëri zonjave në sallë.

Xhixho: Ne vijmë këtu që të japim një model, e dënoj sjelljen e tij. Gjuhë seksiste.

Nikolla-Xhaferajt: Reflekto pak, merr pak kohë.

Pampuri: Ju kërkoni një sjellje që ju vetë nuk arrini ta zbatoni, ne jemi ndjerë keq. Zhvendoseni në një çështje tjetër, kemi inceneratorët. Xhaferi është një zotëri, ai përmendi edhe vajzën e tij, duhet ta vlerësojmë, vlerësoni atë që shefi juaj bën ndaj jush.

Nikolla: Besoj keni reflektuar.

Kumbaro: Unë kuptoj se sa e thellë është ky halli i seksizmit që të bënë të mos e thuash atë ndjesë. Edhe metaforë që thatë për ne zonjat nuk ishte qëllimi por kishit qëllim seksist. Kjo sallë në të gjitha qeveritë ka pasur mosha të ndryshme ka pasur ministra e si të tillë nuk kujtoj ti kenë quajtur të tillë.

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Përgjime me bandat shqiptare

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 17 shkurt 2022 seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll