Sport

Atlético Madrid gabon në “Wanda Metropolitano”, humbet ndaj Levantes, e fundit në La Liga

17 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA

SPANJE – Atlético Madrid, kampion në fuqi në Spanjë, humbi mundësinë, mbrëmjen e kësaj të mërkure, për t’u rikthyer në podium.

Përballë Levantes, e fundit në La Liga, në një ndeshje të prapambetur të javës së 21-të, djemtë e Diego Simeone humbën (0-1) në “Wanda Metropolitano”. Goli i vetëm i mbrëmjes u shënua nga Gonzalo Melero me një goditje nga e majta (54’).

Në fund të ndeshjes, Correas iu refuzua goli, pas një faulli të Gimenez në zonë (90’+6). Ndërkohë, mesfushori mbrojtës Mickaël Malsa për miqtë, nuk ishte shumë larg shënimit të një prej golave ​​të vitit, por gjuajtja e tij nga 45 metra, goditi traversën e Oblak (90’+7).

Në renditje e La Ligas, aktualisht madrilenët janë në vendin e 5-të me katër pikë prapa Betisit, i treti. Levante, e cila nënshkroi vetëm fitoren e dytë sezonale, mbetet e fundit në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid në “wanda metropolitano” përballë levantes stadiumi i wanda metropolitano trajnerin diego simeone atletico madrid në “wanda metropolitano” përballë levantes stadiumi i wanda metropolitano trajnerin diego simeone

Sondazh

Poll