Sport

Osimhen me 6 vida e pllaka metalike për të rikuperuar frakturën, në pikëpyetje ndaj Barcës

17 Shkurt 2022, 12:22 Nga DOSJA
Osimhen me 6 vida e pllaka metalike për të rikuperuar frakturën,

ITALI – Dje, tifozët e Napolit morën një lajm të keq: Osimhen nuk ishte stërvitur me grupin një ditë para takimit me Barcelonën. Në fakt, ishte lajm shumë i mirë për “blaugranat”, që e konsiderojnë lojtarin më të rrezikshëm kundërshtar.

Prania e nigerianit bën diferencën te skuadra e napolitane. Shifrat flasin shumë qartë: ish-lojtari i Lille ka shënuar, që nga mbërritja e tij në Italinë e Jugut, 20 gola në 48 ndeshje (3102 minuta të luajtura), duke realizuar çdo 155 minuta.

Presidenti De Laurentiis, në mes të një pandemie, shpenzoi rreth 50 milionë për të siguruar shërbimet e tij, duke e bërë atë nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. Mirëpo dëmtimet e kanë zbehur talentin e tij mbresëlënës. Vitin e kaluar, ai mungoi tre muaj me një problem serioz në shpatull, dëmtim që e pësoi në një ndeshje me kombëtaren e tij, Nigerinë.

Këtë sezon, ai ishte jashtë fushës midis nëntorit dhe janarit. Gjatë përplasjes me Skriniarin e Interin, kockat e mollëzës iu bënë copash. U deshën gjashtë pllaka dhe 18 vida për të shëruar frakturat e tij, të cilat e detyruan të tërhiqej nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Sapo u kthye, me një maskë mbrojtëse, Osimhen ishte sërish vendimtar.

Një gol i mrekullueshëm me Venecian, një penallti e fituar me Interin dhe tani radha e Barçës. Spalletti siguroi se e ndaloi për masë paraprake dhe se do të vendosë sot për aktivizimin e tij. Një Napoli pa forcën dhe shpejtësinë e tij do të ishte më pak i frikshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona napoli osimhen barcelona napoli osimhen

Sondazh

Poll