Sport

Leclerc dhe Sainz pa frymë me Ferrarin e ri, dy pilotët habiten: Kjo është e pabesueshme!

17 Shkurt 2022, 12:07 Nga DOSJA
Leclerc dhe Sainz pa frymë me Ferrarin e ri, dy pilotët habiten: Kjo

ITALI– Numërimi mbrapsht ka filluar për Ferrarin. Më datë 17 shkurt u prezantua makina e re që Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të përdorin në Kampionatin Botëror të Formula 1 2022. Ka shumë pritshmëri për të kokëkuqen që tashmë ka një emër të ri si F1-75. Një homazh për historinë 75-vjeçare të Maranelos.

Si do të jetë Ferrari i ri? Cilat do të jenë karakteristikat teknike dhe estetike? Nisur nga reagimi i dy drejtuesve, pritet një makinë e nivelit të lartë.Tifozët shpresojnë që të jetë një makinë e fuqishme dhe fituese pas dy sezoneve zhgënjyese.Në profilin social të Ferrarit janë postuar videot që kanë të bëjnë me reagimin e parë të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Të dy ishin shumë të impresionuar nga makina, në veçanti Leclerc, sapo e pa, tha me entuziazëm “Ja ku është, mamma mia!”. Pasi ka parë Ferrarin në detaje, duke iu afruar dhe kontrolluar pas ka shtuar: “Kjo është e pabesueshme”.

 

??… It can only mean one thing ?#essereFerrari ? @Charles_Leclerc @Carlossainz55 pic.twitter.com/gTOdIBwJTB

— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 16, 2022

Akoma më shumë i bëri përshtypje Carlos Sainz, i cili në dy raste mbeti pothuajse pa fjalë, i shtangur dhe gojëhapur para makinës. Spanjolli u vonua edhe në disa detaje, duke pëshpëritur “Më pëlqen kjo”.F1-75 në fakt duket më i shkurtër se ai i dikurshëm dhe vjen me risi edhe nga pikëpamja aerodinamike.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferrari formula 1 leclerc sainz ferrari formula 1 leclerc sainz

Sondazh

Poll