Art&Argëtim

Katërnjakët me origjinë shqiptare, një talent nëpër botë

20 Shkurt 2019, 12:20 Nga DOSJA
Katërnjakët me origjinë shqiptare, një talent

Emrat e tyre janë Bekim, Damien, Lukah dhe Maxmimus Zherka. Pavarësisht se ata kanë lindur në Amerikë, janë me origjinë shqiptare dhe këtë e tregojnë në shumë foto që hedhin në rrjete sociale.

Kanë mbi 80 mijë ndjekës në ‘Instagram’ dhe kanë filluar të bëjnë muzikë që në moshën 7-vjeçare ku lançuan dhe këngën e tyre të parë “Flamuri”. Këngët e tyre kanë gjithmonë mesazhe pozitive. Kënga e parë iu dedikua njerëzve të të gjitha kombësive, feve dhe rracave duke përcjellë mesazhin që të gjithë të jemi të barabartë dhe të ndalohet bullizmi.

Duket se katërnjaket kanë një influencë të madhe tek të rinjtë. Ata përveç muzikës merren edhe me arte marciale dhe kanë vendosur t’i kombinojnë të dyja këto talente për të bërë para. Nga këto para 10% do t’i dhurojnë në bamirësi.

Na mbetet vetëm t’i urojmë suksese kësaj bande të re muzikore, e cila duket se ka premisa të mëdha.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz grup muzikor katërnjakë me origjinë shqiptare z8tion grup muzikor katërnjakë me origjinë shqiptare z8tion

Sondazh

Poll