Aktualitet

Ku do e shohim Metën pas korrikut? PARALAJMËRIMI, Kryemadhi: Është më shumë se LSI

17 Shkurt 2022, 15:01 Nga DOSJA
Ku do e shohim Metën pas korrikut? PARALAJMËRIMI, Kryemadhi:

TIRANË‘Kostumi i LSI, Metës i qëndron ngushtë, është më shumë se LSI’tha ditën e sotme Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa u pyet nëse Ilir Meta do bëjë rikthim në LSI. Deklarata e papritur e bashkëshortes së Presidentit të vendit, i cili një ditë më parë nuk u shkarkua nga ky post lë dyshime dhe pikëpyetje:

Çfarë di Kryemadhi & Çfarë po planifikon Meta?

Sipas kësaj deklarate, Meta pas përfundimit të mandatit të tij në 24 korrik 2022, do të synojë diçka tjetër, që nuk ka aspak lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mirëpo, Kryemadhi bie ndesh me deklaratat e saj.

Themi këtë pasi muaj më parë 27 dhjetor 2021, Kryemadhi deklaroi se Meta do të rikthehej në LSI.

‘Gjëra të tjera do të vijnë, një pjesë e juaja kanë gjetur një drejtim tjetër, në biznese, një pjesë e juaja janë të përfshirë në bërjen e dokumentave për tu larguar. Unë jam e bindur se brenda shumë pak muajve, ai që krijoi LSI do të kthehet këtu te ju. Jam e bindur se edhe ai mezi pret që të vijë’- është shprehur Kryemadhi muaj më parë.

Ky paralajmërim lë hije dyshimi se mos Meta është duke planifikuar parti të re, koalicion me Berishën, ose po synon postin e kryeministrit. Vetë Meta nuk ka dhënë asnjë deklaratë se nëse do të ketë rikthim në LSI por ka shtuar se rikthimi i tij në politikë do të jetë më i fortë se në vitin 1990.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll