Aktualitet

VD-‘Shpresë’/E priti te Kuvendi, banorja e ‘5 Majit’ takohet me Berishën, ZGJIDHJA e ofruar

17 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
VD-‘Shpresë’/E priti te Kuvendi, banorja e ‘5

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha realizoi ditën e sotme një takim me banoren e ‘5 Majit’. Ishte kjo e fundit e cila insistoi në takim me ish-kryeministrin, pasi sipas saj, Berisha ishte shpresa e tyre e vetme. E priti jashtë oborrit të Kuvendit derisa ia arriti takimin me Berishën.


Lideri historik i Partisë Demokratike u rikthye përballë gazetarëve dhe së bashku me banoren e ‘5 Majit’ dhanë deklaratë për gazetarët. Berisha deklaroi se do të jetë në mbështetje të tyre edhe në protestat e radhës. Ajo që Berisha u propozoi, ishte përgatitja e një ndërhyrje për të kundërshtuar shembjen, duke kërkuar anulimin e ligjit të vitit 2016 i cili sipas tij, për t’i çelur rrugën dhunës kundër qytetarëve, ka nxjerrë përpara procesin e urbanizimit përpara legalizimit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U rikthye për takimin me të! BISEDA me banoren e ‘5 Majit’, Berisha: Do ju mbështesim

Tenton të futet në Kuvend! Banorja e ‘5 Majit’: Ku është Berisha? Do vetëflijohemi

(A.B)/DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet berisha dhe banorja e 5 majit sali berisha berisha dhe banorja e 5 majit sali berisha

Sondazh

Poll