Aktualitet

Dorëheqja nga mandati/ Kush janë deputetët e PD që nuk kanë firmosur (LISTA)

20 Shkurt 2019, 18:33 Nga DOSJA
Dorëheqja nga mandati/ Kush janë deputetët e PD që nuk

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, nuk ka firmosur ende dorëheqjen nga mandati i deputetit. 

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se arsyeja është mosprezenca e saj në Tiranë. Rudina Hajdari mësohet se është jashtë vendit. 

Po ashtu, dorëheqja nuk është firmosur as nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili mësohet se është në Vjenë dhe do të kthehet në Shqipëri të shtunën. 

Nga ana tjetër mësohet se kësaj liste i shtohet edhe deputeti i Lushnjës, Myslym Murrizi. Burime i thanë Dosja.al, se demokratët e kanë telefonuar deputetin, por telefoni i tij rezulton i fikur. (Lexo këtu)

Po ashtu edhe deputeti Nard Ndoka mësohet se ende nuk ka firmosur dorëheqjen, ndërsa nuk dihet arsyeja e kësaj vonese. 

Ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve. (Lexo këtu) Lulzim Basha u shpreh në një dalje për mediet se,

Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandatit jashtë shtetit opozita djeg mandatet rudian hajdari djegia e mandatit jashtë shtetit opozita djeg mandatet rudian hajdari

Sondazh

Poll