Aktualitet

‘Rinasi’, Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e tre grabitësve

3 Korrik 2019, 13:27 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Shtetit ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tre prej autorëve të dyshuar në grabitjen e Rinasit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg” për Klement Çala, 31 vjeç; Eldi Çala, 34 vjeç dhe Talo Çela, 48 vjeç, të tre banues në Elbasan.

 

Të tre akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:

Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit në muajin prill 2019.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestRuar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale..

Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.

Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Grabitja e Rinasit ndodhi mesditën e 9 prillit, ku një grup prej 5 personash grabiti shumën prej 5.6 mln eurove. Grupi u larguar me një furgon të bardhë, i cili u ndoq nga policia. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj.

(k.m/dosja.al)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eldi cala grabitja e rinasit klement cala talo çela eldi cala grabitja e rinasit klement cala talo çela

Sondazh

Poll