Aktualitet

Dibër/ Sulmi me molotov ndaj KZAZ, arrestohet n/kryetari i PD dhe vëllai i Naim Gazidedes

3 Korrik 2019, 08:52 Nga DOSJA
Dibër/ Sulmi me molotov ndaj KZAZ, arrestohet n/kryetari i PD dhe

DIBËR–  Arrestohet nënkryetari i PD-së në Dibër, Ilir Hysa dhe kryetari i Grupit të Seksionit Tomin, Gafurr Gazidede. Gafuri është gjithashtu vëllai i Naim Gazidedës, kryetarit të degës së PD në Dibër.

Arrestimi i tyre është bërë pasi të dy akuzohen se kanë lidhje me sulmet me molotov në KZAZ-në nr.19 në Dibër, ku gjatë zjarrit u dogjën materialet zgjedhore.

Sulmi ndaj KZAZ nr.19 ndodhi mbrëmjen e 28 qershorit, ku militantët e PD-së në përpjekje për të liruar KZAZ-në dogjën materialet zgjedhore. Lidhur me ngjarjen në fjalë u kryen 12 arrestime.

Përveç dy të arrestuarve të sotëm për sulmin ndaj KZAZ-së është arrestuar edhe nën kryetari tjetër i PD, Korab Muça i cili u kap në tentativë për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.  Gjithashtu u arrestua edhe një militant i PD, Luftim Hysa i cili u ndalua në në afërsi të doganës së Bllatës ku sipas pretendimeve të tij ishte duke shkuar me familjen për të drekuar në Dibrën e Madhe.

Ndërsa vetëm 2 ditë më parë, u shoqëruan në polici sekretari i degës së PD-së , Luan Haga si dhe djali i deputetit Xhemal Gjunkshi. Të dy pas marrjes në pyetje nga policia u lanë të lirë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nenkryetari i pd diber gafur gazidede ilir hysa korab muça naim gazideda arrestohet nenkryetari i pd diber gafur gazidede ilir hysa korab muça naim gazideda

Sondazh

Poll