Aktualitet

U arrestua për mashtrim, rrëzohet kërkesa e Indisë për ekstradimin e Pantel, s’përmbush tre kushte

3 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
U arrestua për mashtrim, rrëzohet kërkesa e Indisë për

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Hiteshkumar Patel në Indi, pasi sipas trupës gjykuese nuk plotësohen tre kriteret.

Pantel nuk është ekstraduar për tre arsye; e para se dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, e dyta Hiteshkumar Patel nuk akuzohet si pjesë e ndonjë grupi strukturuar kriminal dhe e treta lidhet me çështjen politike, pasi në vendin e tij ai është familjar i kreut të opozitës dhe ka deklaruar se përndiqet.

Pasi nuk është ekstraduar, Patel gjithashtu është liruar edhe nga masa e sigurisë arrest shtëpie që mbahej prej datës 4 Prill pas 40 ditëve që qëndroi në burg.

Pas lirimit të tij, prokuroria ka afat 10 ditë për ta apeluar vendimin e Penales.

Po kush  janë dy vëllezërit që shkaktuar “zhurmë” në Shqipëri?

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezerit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Madje në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare. E ndërsa Nitin Sandesara dhe Chetan Sandesara u larguan nga Shqipëria në muajin mars, kunati i tyre u arrestua. Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për t’u arrati

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet chetankumar sandesara hiteshkumar patel indianet mashtrues nitin sandesara chetankumar sandesara hiteshkumar patel indianet mashtrues nitin sandesara

Sondazh

Poll