Aktualitet

Instituti i Shëndetësisë jep këshillat, si të mbroni veten dhe fëmijët nga temperaturat e larta

3 Korrik 2019, 07:55 Nga DOSJA
Instituti i Shëndetësisë jep këshillat, si të mbroni

Jemi në ditët e para të korrikut dhe nga temperaturat e larta duhet të jenë të kujdesshëm të gjithë. Instituti i Shëndetësisë ka renditur disa këshilla që do duhet t’I zbatoni për të mbrojtur sa më shumë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve.

Instituti i Shendetit Publik apelon per shume kujdes dhe jep keto keshilla qe duhet te keni parasysh.

Instituti i Shendetit Publik apelon: “QYTETARË! RUAJUNI NGA TEMPERATURAT E LARTA

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos të të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidratim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:1. Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

Keshillat per femijet

⚠ Kujdes!

Mos ekspozoni ?? fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj;

?përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

u lagni flokët shpesh,

? u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të çertifikuar me markën CE;

? përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

? u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri.

#VerëeSigurt

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet instituti i shendetit temperaturat e larta vapa instituti i shendetit temperaturat e larta vapa

Sondazh

Poll