Aktualitet

Kërkohej në Itali prej 21 vitesh, arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau dy persona

3 Korrik 2019, 06:37 Nga DOSJA
Kërkohej në Itali prej 21 vitesh, arrestohet 50-vjeçari

ELBASAN- Arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari Sokol Taçe (alias V.D.,) lindur dhe banues në Elbasan.

50-vjeçari u arrestua pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

21 vjet më parë shqiptari me dy emra , në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë mbi dy persona, me iniciale F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe profesionale, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Rrethanat e ngjarjes:

Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradim drejt italise elbasan sokol taçe ekstradim drejt italise elbasan sokol taçe

Sondazh

Poll