Aktualitet

Nuk u njoftua i pandehuri, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Tahiri: Dua gjyq të shpejtë, s’ka më njeri terezi

3 Korrik 2019, 07:16 Nga DOSJA
Nuk u njoftua i pandehuri, shtyhet sërish seanca për ish-ministrin

TIRANE– Shtyhet sërish seanca paraprake e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Shtyrja u bë për faktin se nuk ishte njoftuar i pandehuri Gjergj Kohila, gjithashtu prokura e avokatit që e përfaqëson atë nuk ka qënë e rregullt.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ish-ministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjyq, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 17 korrrik.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, Tahiri tha për mediat e pranishme se priste një gjyq sa më të shpejtë.

“Keq më vjen që u shty prapë do të vijoj që të kërkoj një gjyq sa të shpejtë, se nuk ka më njeri terezi. Shqipëria ka ecur para, vetëm gjyqi im ka mbetur.‘ tha ai.

Seanca paraprake duhej të zhvillohej që në 19 qershor, por ajo u shty për shkak të mungesës së tre ish-oficerëve të policisë që po gjykohen bashkë me Tahirin dhe janë në arrati, Sokol Bode, Jaeld Cela, Gjergji Kohila.

Herën e fundit, Saimir Tahiri kërkoi para mediave, që të mos shtyhet më gjyqi ndaj tij pasi sipas tij kishte persona të interesuar që dosja në ngarkim të tij të zvarritet.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e fundit ku u vendos se Tahiri do merrej si i pandehur, ish-ministri kërkoi që çështja e tij të kalojë me gjykim i shkurtuar.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(k./m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjergj kohila saimir tahiri dosja tahiri gjergj kohila saimir tahiri

Sondazh

Poll