Aktualitet

Nën hetim për pastrim parash/ Shtyhen me 3 muaj hetimet për Llallë, priten letër-porositë

3 Korrik 2019, 10:57 Nga DOSJA
Nën hetim për pastrim parash/ Shtyhen me 3 muaj hetimet për

TIRANË–  Shtyhen me tre muaj hetimet për ish-kryeprokuorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit Llalla për shfuqizim të shtyrjes së hetimeve.

Tashmë prokurori Klodian Braho kërkoi kohë pasi do të presë letër-porositë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet avokatit të tij, Sokol Hazizaj, Llalla kërkoi që afati i hetimeve të mos shtyhej afati pasi sipas tij prej një viti nuk ishte bërë asnjë veprim.

Ish-kryeprokurori u vu në hetim për pastrim parash në korrik të 2018 nga Krimet e Rënda pasi kishte lënë postin dhe mandatin e magjistratit para procesit të Vettingut. 

(km/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla adriatik llalla hetimet per kryeprokurorin adriatik llalla

Sondazh

Poll